Niko Peleshi; Shqipëria nuk do të resht së kërkuari vëmendje dhe siguri për Kosovën që mbetet prioriteti ynë kryesor në NATO

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi deklaroi sot se “Shqipëria nuk do të resht së kërkuari vëmendje dhe siguri për Kosovën që mbetet prioriteti ynë kryesor në NATO”.

Në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve në Prishtinë, Peleshi tha se “kjo seancë e përbashkët e dy parlamenteve tona vjen pas një tradite shumë pozitive të krijuar përmes organizimit të mbledhjeve të përbashkëta qeveritare dhe kuvendeve tona”. Ky takim i dytë nuk është vetëm një simbolikë e një bashkëpunimi të shkëlqyer ndërmjet institucioneve tona por edhe një shprehje e qartë e unitetit tonë kombëtar të pandalshëm. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë një model bashkëpunimi bazuar në vëllazëri në vlera të njëjta dhe në synime të qarta për të ardhmen me të mirat dhe dobësitë tona të cilat i kemi gjithashtu të përbashkëta. Jemi njëlloj edhe në temperamentin politik, siç u pa sot këtu”, theksoi Peleshi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministritë përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit …