leoni

Mjaltinë Topalli mori vendin e parë duke u shpallur Kampione në kategorinë e saj, në garat ndërkombëtare të Aritmetikës Mentale

Kryetari i Komunës së Ferizajt ka mirëpritur në takim nxënësen Mjaltinë Topalli bashkë me prindërit e saj, e cila mori pjesë në garat ndërkombëtare të Aritmetikës Mentale në fushën e Matematikës të organizuara nga “Brainobrain Academy”. Garat u mbajtën në Dubai ku mori pjesë edhe Republika e Kosovës që u përfaqësua nga fëmijët e saj, si pjesë të Akademisë “Brainobrain Kosova” në mesin e të cilëve edhe Mjaltina nga Komuna e Ferizajt. Ajo zuri vendin e parë duke u shpallur Kampione në kategorinë e saj, në një garë që garuan 2036 fëmijë nga vende të ndryshme të botës.

Me Mjaltinën, talentin e dijet e saj, krenohet jo vetëm familja, Ferizaj por edhe e gjithë Kosova, vlerë që padyshim meriton mbështetjen e plotë, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Zjarrfikësit vitias tani e tutje me automjete të reja

Sot në Viti, ka arritur donacioni me automjete të reja për zjarrfikësit vitias. Ky donacion …