Në Ferizaj u mbajt simpoziumi i administratave të QKMF-ve nga e gjithë Kosova

Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenjes Sociale të Komunës së Ferizajt e sponsorizuar nga AQH u mbajt Simpoziumi i Parë i Administratave të të QKMF-ve në nivel të Republikës së Kosovës, me moton “Fuqizimi i burimeve njerëzore për një të ardhme digjitale”, për të diskutuar dhe shkëmbyer praktika të mira mbi menaxhimin e shërbimeve shëndetësore në KPSH. Ngjarja mblodhi drejtues komunal dhe të QKMF-ve dhe ekspert nga Administrata . Qëllimi i këtij Simpoziumi ishte përmirësimi i efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve në QKMF përmes një platforme bashkëpunimi, diskutimi dhe inovacioni.U theksua rëndësia e standardizimit të procedurave, fuqizimit të stafit administrativ dhe përmirësimit të infrastrukturës. Të pranishmit në Simpozium i përshëndetën nikoqirët Drejtoresha e QKMF-së dr.Nadire Ymeri, dhe Drejtori i DSHMS-së dr.Kemajl Emini.

Ndërsa fjalë rasti dhe miradie për organizimin e këtij Simpoziumi pati Udhëheqësi i ekipit të Projektit AQH, dr.Bajram Maxhuni. Nga prezantusit nikoqir të QKMF-së u prezantuan temat : “Puna në QKMF-Ferizaj-2024, të arriturat, sfidat dhe objektivat”, nga dr.Nadire Ymeri, raportin për hulumtimin me titull ” Motivimi i burimeve njerëzore në institucione shëndetësore”, QKMF-Ferizaj e paraqiti znj/Mimoza Rexhepi-zyrtare e personelit. Ndërsa Koordinatori i Administratës në prezantimin e tij “Bashkë për një Administratë që duam”, paraqiti në mënyrë kronologjike mbajtjen e takimeve të Administratave të QKMF-ve që ishte iniciativë e tij dhe kolegëve. Njëherit edhe paraqiti rekomandimet e grupit punues të QKMF-ve të cilat ishin edhe të Simpoziumit për vitin e ardhshëm. Për organizimin e Departamentit të Administratës të QKMF-së prezantuan drejtues të QKMF-ve nga Prizreni, Mitrovica, Gjakova, Prishtina dhe Skënderaj.

Në fund të Simpoziumit u ndanë mirënjohje për prezantuesit e Simpoziumit, Këshillin organizativ, trajner që kontribuan në edukim e promovim shëndetësor gjatë fushatave të ndërgjegjësimit në komunitet dhe për tre punëtorët e Administratës të cilët janë para pensionimit dhe që kontribuan me punën e tyre me dekada.

Kontrolloni gjithashtu

Zjarrfikësit vitias tani e tutje me automjete të reja

Sot në Viti, ka arritur donacioni me automjete të reja për zjarrfikësit vitias. Ky donacion …