Emisari i kryetarit amerikan Donald Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka shpërndarë në llogarinë e tij, fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale. “Sot që ne të gjithë jemi këtu, ku u firmos pavarësia e Kosovës, Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, vazhdojnë të mbahen peng, prej gati pesë vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkombëtare. e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë”, thuhet në fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, të cilin e ka shpërndarë Richard Grenell. Para pak ditësh, Donald Trump e ka emëruar Richard Grenellin në pozitën e të dërguarit presidencial për misionet speciale në mbarë botën. Madje, pak para emërimit presidenti Trump e quajti Grenellin si njeri përrallor dhe një yll.
Kontrolloni gjithashtu
FBI-ja po e heton sulmin terrorist në Ibër-Lepenc, ka bërë të ditur ambasadori amerikan, Hovenier
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se FBI-ja po heton sulmin …