Petrit Hajdari: Për Donika Shvarcin të flasësh si Edi Rama, për atë që po ndodh në Hagë, qenka keqpërdorim i mikpritjes së Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari,  ka reaguar kundër deklaratave të Ministres së Jashtme, Donika Gervalla, lidhur me  fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kuvendin e Kosovës. Veç për Donikën, të flasësh për atë që po ndodh në Hagë është keqpërdorim i mikpritjes së Kosovës, tha ai dhe pyet prej kur qenka problem ta mbrosh UÇK-në nga foltorja e Kuvendit? Gjithçka është e qartë edhe për ata që s’ka qenë deri tash, pasi kjo Donika kishte deklaruar hapur që ka dërguar dosje në Hagë, kundër UÇK-së. E njëjta ka bërë skandal pas skandali në diplomaci. Ky pushtet skandaloz, s’po ia del ta bëjë asnjë hap pa ndeshur në skandalet e veta, prandaj sorollatet nga paniku dhe kapet me UÇK-në. Pikërisht për qëndrimin e saj armiqësor kundër UÇK-së, ashtu si vet Serbia,  e cila ia ka vrarë babanë, ajo i ka forcuar pozitat në Qeverinë Kurti, po ashtu  edhe sikur  ‘sestra’ e Rdojçiqit, Mimoza Kusari. RKL

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi dorëzon materiale arkivore mbi represionin ndaj shqiptarëve në Institutin për Krime Lufte

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një sërë materialesh arkivore Institutit …