Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, është funksional tani edhe në territorin e Kosovës. Me Starlink-un Kosova do të përfitojë internet pa ndërprerje, në çdo cep të territorit, edhe në situata të jashtëzakonshme. Ky vendim i miliarderit, Elon Mask është mirëpritur nga autoritetet më të larta të vendin. Kryetarja, Vjosa Osmani i ka dëshiruar mirëseardhje në Kosovë këtij shërbimi. Ndërkohë, ka reaguar edhe kryeministri, Albin Kurti. Ai ka shkruar ‘ se është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për qasjen në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës”.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …