Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me zjarrin duke i ofruar ndihmë Taivanit në fushën e mbrojtjes. Pekini zyrtar e ka kundërshtuar vendimin e Uashingtonit për t’i dhënë më shumë ndihmë ushtarake dhe për t’i shitur armë Tajvanit. Ministria e Jashtme e Kinës, me anë të një komunikate i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ta ndalë armatosjen e Tajvanit dhe t’i ndalojë ato që i quajti lëvizje të rrezikshme që minojnë paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit. Nga ana tjetër, kohë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Biden, ka autorizuar furnizimin e Tajvanit me materiale dhe shërbime nga Departamenti i Mbrojtjes, si dhe ofrimin e edukimit dhe trajnimit ushtarak.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …