leoni

Fadil Rexha: SKËNDER SALIHAJ - SHQIPJA E KRESHTAVE TONA

Fadil REXHA; Sulmet mbi luftëtarët e kauzës kombëtare

,,..miqt armiq i kanë bërë

armiqt miq i zunë

qysh janë fyell të tërë

ç’është kjo e madhe punë?…”

Masakrat, dhuna, shërnguljet gjatë pushtimit mbi 120 vjeçar serb kanë qenë të shumta. Njerëz naiv dhunën e lidhin me një ,,psikopat” Millosheviq! E keqja është instaluar në shoqërinë politike serbe. Shpërnguljet masive ishin para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, më 1912, më 1937, më 1956, në vitet ’70-ta, ’80-ta, ’90-ta, për të arritur kulmin eksodin masiv të vitit 1999. Ndarjen me gjakëderdhje të ish-Jugosllavisë Enver Hoxha e kishte parashikuar 30 vite më parë, Ukshin Hoti 15 vite më parë, të cilët luftën e armatosur kishin ide të çlirimit. Mbi këtë dhunë, mbi këtë forcë kolosale, u ngrit një guerrile shumë e suksesshme, shumë e pastërt, shumë diplomatike USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS! Si rezultat i zhvillimit, Kosova fitoi  lirinë, fitoi mirëqenien, zhvillimin, shqiptarët në rajon emancipimin, rajoni ndryshimin pozitiv, Bota Demokratike forcimin, etj.

Heronjtë e saj udhëhoqën diplomacinë, krijuan institucione, Shpallën Pavarësinë dhe siguruan më shumë se 100 njohje ndërkombëtare. Sukseset janë të paimagjinueshme edhe nga më optimistët.  Nëse në rrjetet sociale, përmend heronjtë e luftës së shenjtë, shpërthejnë komentet vullgare, të njerëzve që nuk kanë logjikë, duke i etiketuar heronjtë si tradhtarë, si hajna e etiketa tjera të pabazuara, shprehin kënaqësinë për heronjtë që janë në burg, për krimet e pakryera, për gjykatën ,,që vetë e kanë formuar”, e ,,margaritarë” të tjerë.

Gjykatën Speciale të Hagës, e karakterizon subjektiviteti, e karakterizon jo profesionalizmi, shto kësaj zërat e individëve për korruptimin e gjykatësve të saj, atëherë pak mbetet të shpresohet në drejtësi. E formuar mbi një hetim trafikimit të organeve, si e pabazuar, ra poshtë, vazhdoi mbi krimet e pabazuara, vazhdon akuza me ndikimin në dëshmitarë, përderisa të akuzuarit janë të izoluar brenda hapësirave të Gjykatës, shpreh paaftësinë e këtij institucioni të drejtësisë, rrjedha e materialeve thellon edhe më shumë skandalet e kësaj gjykate, dëshmitarët e mbrojtur me akuza të fabrikuara, e bëjnë edhe më pak të besuar si institucion të drejtësisë.

Si u formua Gjykata Speciale: me kërkesën e ,,miqve” të autoritetshëm, që thanë ,,Gjykata do të bëhet,  bëne ju, ose e bëjmë ne, ashtu siç nuk doni ju!” Heronjtë, bënë punë dhe e krijuan. Shteti demokratik qëndron mbi tri shtylla: Kuvendi, Qeveria dhe Gjykatat. Një president i një shteti demokratik, një kryetar kuvendi i një shteti demokratik a mund t’i ikin sistemit të drejtësisë institucionale? Heronjtë e luftës së shenjtë a mund t’i frikohen drejtësisë institucionale? Jo! Kush e kundërshtuan, ata që e deshtën dështimin e shtetësisë së Kosovës, ata që e sulmuan shtetësinë e Kosovës, Policinë e Kosovës, me gaz lotësjellës, me gurë e mollotov! Heronjtë punuan me institucionet, kryejnë obligimet, dhe, kur ju ngritet aktakuza mbi elemente jo të qëndrueshme, dhanë dorëheqje nga institucionet dhe ju dorëzuan drejtësisë institucionale, pas katër viteve të burgosur, përballen me dëshmitarë që i paragjykojnë me atë që çka kanë menduar! Përballen me dëshmitarë që botërisht e pranojnë që kanë qenë të uniformuar, pjesë e aparatit të dhunës së pushtuesit! Mbi aktakuzën kundër heronjëve të luftës së shenjtë çlirimtare, krenohet prokuroria serbe për punën e saj  dhe ministrja Gërvalla e Qeverisë së Kosovës për kontributin e saj! Kuvendi i Kosovës asnjë fjalë në mbrojtje të kauzës kombëtare, asnjë distancim nga akuzat e fabrikuara nga prokuroria serbe me dëshmitarë papagallë: kam qenë milicë, kam qenë aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës! Për heronjtë a ka padrejtësi më të madhe!

E pangopur nga kjo padrejtësi, një masë e madhe i sulmon edhe në rrjete sociale, i akuzon heronjtë për tradhti, në të njëjtën kohë madhërojnë njeriun, qëllimisht të dështuar në të gjitha fushat e qeverisjes 6 vjeare, duke e bërë ,,hero”! Komentet e tyre i karakterizojnë, identitetet e rreme, gabimet ortografike, mjegullsia e kuptimit, palogjikshmëria, mungesa e argumentit, e plotë defekte tjera! Absurditeti më i madh është, kur në këtë valle, kundër heronjëve të luftës së shenjtë çlirimtare, me tradhtarë e me prokurorinë serbe, futen veprimtarë atdhetarë të ilegales, e luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! A e dijnë këta veprimtarë e luftëtarë, se e kaluara e tyre njolloset nga vetë ata, kur veprimet e tyre, bien ndesh me idealin e tyre. Historia njeh shumë atdhetarë, që nën ndikimin e egoizmit, interesave të ngushta materiale, pozitave, e ligësive tjera, kanë përfunduar në tradhti! Njëri nga ata ka thënë:,, …le ta dij bota mbarë / se … nuk është shqiptar!” E nëse nuk është shqiptar çka është?! A e tradhton Atdheun, kur heq dorë nga kombi, kur nuk je shqiptar! Por çfarë dreqin je, nëse nuk je shqiptar?

20 dhjetor 2024 kuvendet e qeveritë e Shqipërisë (Londineze) e Kosovës mbajtën mbledhje të përbashkët! Institucionalistat kosovarë, vajtuan për Radojqiqin (edhepse është dëshmuar bashkëpunimi me ate), për sanksionet  vetëshkaktuara!

Institucionalistat e Shqipërisë (Londineze) i karakterizoi një vetëdije e lartë kombëtare me mesazh të çartë (Spiropalin). Edhe më e fortë ishte fjala e Edi Ramës në mbrojtje të kauzës së shenjtë kombëtare, përballë padrejtësisë ndërkombëtare të Gjykatës Speciale! Fjalimi i tij vlerësohet, shpërndahet nga diplomatët e huaj për guxim e korrektësi! Dhe në përfundim, në vend të falënderimit, Edi Rama e Elisa Spiropali sulmohen me fjalorin më vulgar, të njerëzve vullgarë të popullit tonë të shumëvuajtur! Anash nuk mbetet as aktori jugosllavo nostalgjik, me trupin në Kosovë e shpirtin në Beograd, Çun Lajçi! Postimi vullgar i tij shpërndahet edhe nga disa që nuk dij si t’i quaj: atdhetarë apo …?  A duhet të jemi veprimtarë të luftës hibride kundër vlerave kombëtare! Heronjtë duhet të përkrahen, sepse mbrojnë kauzën e shenjtë kombëtare! Nëse nuk mbrohet Atdheu, nëse nuk mbrohet kauza e shenjtë, prapë do të pushtohemi dhe si refugjatë, do të shkojmë edhe deri në Australi e në Zelandën e Re, prapë toka janë do të përgjaket me mbi 400/4000/40000 masakra!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi heronjëve të kauzës kombëtare!

Respekt shtetndërtuesve!

 

Kontrolloni gjithashtu

Radio Kosova e Lirë

RKL: Sovraniteti i pretenduar në veri, nga Qeveria-Kurti, mashtrim fiktiv-virtual, për përfitim elektoral

Qeveria-Kurti po përpiqet që të gjitha dështimet gati 4 vjeçare, mos realizimin  as dhjetë për …