leoni

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Kryeministri, Albin Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka shtuar më tutje se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfaqëson një mentalitet plotësisht tjetër politik. “Ai duke thënë se nuk negocion me Serbinë,  ka rënë në gropën e negociimit 100 për qind me Serbinë” ka theksuar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri. “Nuk është hera e parë, por është hera e parë zëshëm që kryeministri Rama, në Kuvendin e Kosovës, e tha që Kosova duhet njënanshëm të vazhdojë bisedimet, por më herët ka thënë që Kosova njënashëm duhet ta implementojë draft-statutin, që në njëfar forme, ai e ka sjellë një draft- dokument në emër të palëve më herët, por edhe ka besuar që Kosova duhet ta ndërtojë, draftojë e pajtojë me BE-në me SHBA-të një draft-statut i cili njënanshëm mund të implementohet” ka thënë mes tjerash, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …