LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e 100 eurove për fëmijë dhe pensionistë. Në reagim thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka programin dhe zotimin e qartë: koeficient të pagave 150 euro. “Ky pra është dallimi. Sepse LDK e ka programin dhe zotimin e qartë: koeficient të pagave 150 euro – që do të thotë rritje mesatare e pagës për 200 euro – për të giithë shërbyesit publik në javën e parë të mandatit, dhe zgjidhje të qëndrueshme që i përgjigjen vështirësive dhe nevojave të përditshme të qytetarëve. Kjo ka dallim të madh me lëmoshën e dhënë në fund të vitit e cila nuk mjafton as për ta paguar rrymën në këtë dimër. Sepse kjo që pamë sot nga kjo qeveri nuk është asgjë më shumë se shenjë e panikës dhe mungesë e vizionit nga një udhëheqësi e dështuar e cila nuk ka implementuar asgjë të qëndrueshme në 4 vite qeverisje”, thuhet në mes tjerash në reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti

Për shkak  të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …