Sali Berisha

Partia Demokratike, në Shqipëri sot do të mbajë protestën e radhës në krye me ‘non gratën’, Sali Berisha

Partia Demokratike, sot do të mbajë protestën e radhës . Ajo do të jetë e ngjashme me protestën e fundit, ku drejtues dhe mbështetës të partisë do të vendosen në disa prej kryqëzimeve kryesore në Tiranë. Euronews Albania mëson se protestat do të mbahen në rrugën pranë Bashkisë së kryeqytetit, në rreth-rrotullimin e “Zogut të Zi”, në sheshin “Willson”, “Pallati me Shigjeta”, dhe kryqëzimi i “Rrugës e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”. Në të gjitha këto vendndodhje, do të ketë drejtues të Partisë Demokratike, që do të udhëheqin protestuesit, të cilët me skenarin e planifikuar pritet të bllokojnë rrugët lidhëse. Për herë të parë pas një viti, do të jetë në krye të tubimeve edhe Sali Berisha, i shpallur non grata për korrupsion madhor nga Amerika e Britania e Madhe dhe nën hetim nga SPAK-u  për aferën “Partizani”.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti

Për shkak  të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …