Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë, duke e quajtur atë autoritare dhe jo demokratike. Ai ka cilësuar këtë vendim si një veprim të qëllimshëm të qeverisë për të krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes qeverisë dhe qytetarëve përmes pagesave të njëhershme, në vend që të ofrohet një politikë e qëndrueshme e rritjes së pagave, pensioneve dhe shtesave. Çka kuptojmë sot me vendimin e Qeverisë për ndarjen e shtesave të njëhershme për fëmijët e Kosovës dhe pensionistët? Kjo tregon që qeveria jonë nuk është qeveri demokratike. Dallimi substancial mes qeverive demokratike dhe qeverive autoritare, siç është rasti i tonës, është se qeveritë demokratike i rrisin pensionet, pagat dhe shtesat sa herë që kanë mundësi, për shkak se ua lejon buxheti i shtetit. E vërteta do të ishte sikur te kishte rritje të pensioneve dhe rritje të shtesave të fëmijëve”, ka thënë Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti
Për shkak të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …