Instituti i Kosovës për Drejtësi, kundërshton presionin që Qeveria Kurti po ushtron ndaj organeve të drejtësisë. Astrit Kolaj, nga ky Institut përmendi raportin, i cili ka identifikuar deklarata të zyrtarëve shtetërorë që cenojnë sistemin e drejtësisë dhe mund të konsiderohen si ndërhyrje e drejtpërdrejtë. Kjo qeveri nuk ka arritur ta përmbushë premtimin e saj kryesor për punë dhe drejtësi, tha Kolaj, duke përmendur raste të shumta korruptive, si ai i ambalazhuesve të ujit, rezervave shtetërore dhe skandalin e Marin Berishajt. Kolaj theksoi gjithashtu se krahasuar me qeveritë e mëparshme, ka pasur një rritje të madhe të deklaratave që cenojnë institucionet e drejtësisë nga kjo qeveri. Sipas tij, organet qeveritare duhet të mbështesin financiarisht drejtësinë, në vend që të ndërhyjnë në pavarësinë e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti
Për shkak të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …