leoni

Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti

Për shkak  të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të dytë, andaj monitoruesit e Kuvendit vlerësojnë se gjatë këtij viti Qeveria nuk përmbushi më shumë se 50 përqind të agjendës legjislative. Në asnjërin vit të Qeverisë Kurti, nuk është përbushur më shumë se 50 përqind e agjendës legjislative, po flasim pra as në vitin 2021, 2022, 2023 e fatkeqësisht deri më tash as në vitin 2024 nuk është përbushur agjenda legjislative më shumë se 50 përqind. Një çështje të tillë ose një përmbushje e agjendës legjislative e kemi konsideru që ka ardh si shkak i mungesës së planifikimit adekuat, për shkak të mungesës së kapaciteteve. Por gjithesesi ne e shohim si një dështim të Qeverisë për të përcjell me efikasëshmëri programin legjislativ”, tha Naim Jakaj nga IKD-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …