Kryetari Haliti iu uron mirëseardhjen mërgimtarëve për festat e fundvitit

Të nderuar qytetarë të Vitisë,

Të dashur mërgimtarë,

Më lejoni t’iu uroj mirëseardhje me plot shëndet, lumturi dhe suksese. Ky është një moment i veçantë për të gjithë ne, një kohë kur bashkohemi me të dashurit tanë, kur rikthehemi në qytetin tonë të dashur dhe festojmë bashkë. Kjo periudhë e fundvitit është një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi vitin që lam pas dhe për të shtruar hapa të rinj për të ardhmen.

Mërgimtarët tanë po kthehen për të kaluar këto festa me familjet e tyre, është momenti i duhur për t’ju falenderuar për kontributin që jepni çdo vit në zhvillimin e komunës sonë. Kjo është një mundësi për të forcuar lidhjet tona dhe për të rikujtuar se, pavarësisht largësisë, dashuria për këtë qytet dhe për vëllezërit dhe motrat tanë është e pakushtëzuar

Ju uroj festat e fundvitit të mbushura me lumturi, harmoni dhe paqe. Le të kalojmë një vit të ri të mbushur me shpresa dhe suksese.

Mirësevini në Viti, qytetin tuaj, dhe uroj që këto festa të jenë mbushur me dashuri, ngrohtësi dhe kujtime të paharrueshme.

Gëzuar!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ndau mirënjohe për të gjithë ata që kontribuan me donacione për shkolla

Komuna e Deçanit, të premtën në një ceremony të organizuar në ambientet e komunës ka …