leoni

Haradinaj

Ramush Haradinaj fton në pritje solemne për Ditën e Veteranit

Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe kryetari aktual i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, organizon një pritje solemne për nder të Ditës së Veteranit. Me këtë rast, z. Haradinaj ka deklaruar: “Në nderim të sakrificës për liri të popullit shqiptar dhe UÇK-së, në prag të Ditës së Veteranit kam nderin të ju ftoj në pritje në nderim të veteranëve të UÇK-së.”

Ngjarja do të zhvillohet ditën e diel, më 29 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 13:00, në Hotel Venus, Prishtinë.

Ftesa mbart firmën dhe përshëndetjen e organizatorit:

“I juaj, Ramush Haradinaj.”

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për përurimin e bustit të Heroit të Kombit, Shaban Polluzha

Në kuadër të ditës së shkollës “Shaban Polluzha” në Polluzhë, me 4 prill 2025, do …