Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Numan Kurtulmush tha se marrëdhëniet e me vendet e Ballkanit nuk janë vetëm marrëdhënie zyrtare midis shtetesh, por marrëdhënie vëllazërore mes popujve, duke theksuar se forcimi i Turqisë në të njëjtën kohë do të thotë edhe forcim i vendeve të Ballkanit, raporton Anadolu. Kurtulmush, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoninë e Veriut, mori pjesë në një program në shkollën “Maarif” në Tetovë me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në vend. Në program morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, kryetari i Partisë Demokratike Turke në Maqedoninë e Veriut, njëherësh deputet, Bejxhan İljas, deputeti Salih Murat, ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, politikanë, akademikë, përfaqësues të institucioneve vendase dhe turke në vend dhe mysafirë të tjerë. Kurtulmuş tha se midis Turqisë dhe popujve të Ballkanit, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare, ekzistojnë ura të lashta miqësore dhe shpirtërore që burojnë nga historia.
Kontrolloni gjithashtu
Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se rrjeti i shpërndarjes dhe transmisionit ka arritur kapacitetin maksimal mbi 1400 MW
Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se rrjeti i shpërndarjes dhe transmisionit ka arritur …