leoni

Gjergj Dedaj: Refuzimi i Listës Serbe, farsë elektorale e pushtetit në ikje

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Sipas tij, ky veprim nuk është asgjë më shumë se një farsë elektorale e organizuar mes pushtetit aktual dhe Listës Serbe, për të krijuar një opinion të rremë tek votuesit. Dedaj theksoi se skenari i refuzimit publik është një veprim i koordinuar për të krijuar një perceptim të rrejshëm të përplasjes mes palëve. Ai shtoi se ky skenar është i ngjashëm me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e Listës Serbe, pavarësisht se fillimisht nuk u lejuan të hynin në sallë, përfundimisht u lejuan të nënshkruanin për mëditje gjatë një pauze të orkestruar nga kryesuesi i Kuvendit. Në këtë mënyrë, krijohet një përshtypje mashtruese, populiste që është tipike për qasjen e Vetëvendosjes në KQZ, shkroi Dedaj. Ai deklaroi  se pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje është e garantuar përmes pëlqimit dhe koordinimit me pushtetin aktual.

Kontrolloni gjithashtu

Dialogu Kosovë-Serbi

Enrico Barduani: Paqja e qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë kërkon zgjidhje politike

Komandanti i ri i KFOR-it, Enrico Barduani, ka theksuar se paqja e qëndrueshme mes Kosovës …