Faton Abdullahu

Zyrtari i PDK-së, Faton Abdullahu kritikon hipokrizinë e Vetëvendosjes kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka kritikuar ashpër zyrtarët e pushtetit, duke e quajtur absurd reagimin e tyre ndaj fjalimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Kuvendin e Kosovës. Pas fjalës së Ramës, shumë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje e kritikuan atë, duke e akuzuar se keqpërdori foltoren e Kuvendit. Donika Gërvalla Schwarz, theksoi se Rama kishte keqpërdorur hapësirën për të folur. Abdullahu e vuri në dukje hipokrizinë dhe standardet e dyfishta të Vetëvendosjes duke rikujtuar fushatën e mëparshme të Lëvizjes në Shqipëri, ku ajo kishte konkurruar kundër Edi Ramës për të marrë pushtetin. Ai e kritikoi ashpër që ata që tani sulmojnë Ramën, dikur kishin mbështetur qëllimet e tij politike. Abdullahu theksoi se ky reagim i pushtetit është pa logjikë dhe një tregues i qartë i qëndrimeve të dyfishta.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …