Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka komentuar mos certifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke vënë në dukje se kjo e njëjta KQZ i kishte ndarë 360 mijë euro Listës Serbe. Ai pyeti nëse kjo nënkupton që shteti i Kosovës ka financuar një organizatë terroriste. “Shteti i Kosovës, KQZ-ja ia ka dhënë Listës Serbe 360 mijë euro, atëherë i bie që shteti i Kosovës e ka financu një organizatë terroriste. Nëse unë them Lista Serbe është organizatë terroriste, duhet vazhduar që KQZ-ja, shteti i Kosovës, është financuesi i një organizate terroriste – sepse ndryshe me nda para nuk ka kuptim”, ka thënë Burim Ramadani.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj, prezantoi një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale
Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë të avancuar për sistemin arsimor të …