U mbajt Debati Publik për Draft-Strategjinë Komunale Kundër Dhunës në Familje (2024 – 2027)

Nën kryesimin e Ajne Hyberhysajt në Deçan u mbajt Debati Publik për Draft-Strategjinë Komunale Kundër Dhunës në Familje (2024 – 2027). Ky dokument strategjik, u hartua në bashkëpunim me institucione relevante dhe paraqet një hap të rëndësishëm drejt parandalimit të dhunës dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve në komunën tonë.

Qëllimet e Strategjisë përfshijnë:

Parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje.

Forcimin e mekanizmave koordinues për adresimin e dhunës në baza gjinore.

Draft-Strategjia Komunale Kundër Dhunës në Familje (2024 – 2027), u hartuar nga:

Grupi i punës për hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit.

Drejtoritë komunale përkatëse.

Mekanizmi Koordinues Kundër Dhunës në Familje.

Komuna e Deçanit shpreh mirënjohjen e saj për zyrtarët dhe përfaqësuesit institucionalë që ndanë mendimet dhe rekomandimet e tyre gjatë procesit të hartimit të draft strategjisë në fjalë si dhe gjatë debatit. Kontributi juaj është i çmuar për përmirësimin dhe finalizimin e kësaj strategjie të rëndësishme.

Strategjia mbështetet në Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale.

Ligjin Nr.08/L-185 për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.

Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026.

Udhëzimin Administrativ (QRK) Nr.07/2018 për planifikimin dhe hartimin e dokumenteve strategjike dhe planeve të veprimit.

Kontrolloni gjithashtu

Urimi i Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e Krishtlindjeve Katolike

Të nderuar qytetarët të komunës së Vitisë dhe të gjithë besimtarë katolik kudo që jeni!Në …