leoni

Mark Rutte

Mark Rutte theksoi se NATO-ja duhet të rrisë bazën industriale të mbrojtjes për t’iu kundërvënë kërcënimeve të mundshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shprehur shqetësime për sigurinë afatgjate të aleancës, duke theksuar nevojën për rritjen e prodhimit dhe shpenzimeve ushtarake. “Nuk ka vend për frikë tani,” deklaroi Rutte në një intervistë për agjencinë dpa, duke shtuar se pa investime më të mëdha në mbrojtje, aleanca mund të përballet me sfida serioze brenda katër deri në pesë viteve të ardhshme. Rusia ka rritur ndjeshëm kapacitetet e saj prodhuese për mbrojtje që prej fillimit të luftës në Ukrainë, ndërsa Rutte theksoi se NATO duhet të rrisë bazën industriale të mbrojtjes për t’iu kundërvënë kërcënimeve të mundshme. Ai paralajmëroi për presion të shtuar nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili gjatë fushatës zgjedhore ka kërkuar që vendet anëtare të shpenzojnë deri në 3 për qind të GDP-së për mbrojtjen, një shifër që mund të rritet në 5 për qind. Vendimi për shpenzime të reja pritet të diskutohet në samitin e NATO-s në qershor.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, prezantoi një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale

Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë  të avancuar për sistemin arsimor të …