Reagimi i kryetarit Latifi rreth mungesës me furnizim të Energjisë Elektrike

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi në një postim në rrjetin e tij social facebook ka reagur rreth mungesës me furnizim të energjisë elektrike në komunën e Rahovecit.

Në postimin e kryetarit Latifi thuhet:

Ka disa ditë që po përballemi me reduktime të rrymës, jo vetëm ne por edhe shumë komuna tjera të Republikës së Kosovës.

Jam duke marrë vazhdimisht telefonata nga qytetarët e shqetësuar. Dua t’iu njoftoj se jam në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët e KEDS-it, të cilët më kanë njoftuar se këto reduktime vijnë si pasojë e mbingarkesës së madhe.

Me shumë respekt për punëtorët e KEDS-it, të cilët edhe në këtë mot me borë janë në terren, kjo situatë është e papranueshme. Në njërën anë fatura me çmime enorme, ndërsa në anën tjetër nuk ka furnizim të rregullt.

U bëj thirrje institucioneve kompetente që urgjentisht të marrin masa që të zgjidhet problemi i furnizimit me rrymë, duke pasur parasysh që jemi në dimër dhe shumë familje në Kosovë ngrohen me energji elektrike!

Po ashtu, ftoj të gjithë qytetarët që të kursejnë sa më shumë që munden energjinë elektrike!

Kontrolloni gjithashtu

Urimi i Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e Krishtlindjeve Katolike

Të nderuar qytetarët të komunës së Vitisë dhe të gjithë besimtarë katolik kudo që jeni!Në …