Kryetari i Prishtinës Përparim Rama mbajti diskutimin e e fundit publik me qytetarët për vitin 2024

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama mbajti diskutimin e e fundit publik me qytetarët për vitin 2024. Në postimin e tij nërrjetin social facebook, kryetari Rama ka shkruar:

Dua t’ju falënderoj nga zemra për çdo moment të angazhimit, mirëkuptimit dhe dashurisë që keni treguar për kryeqytetin tonë. Zëri juaj, shqetësimet dhe idetë tuaja janë udhërrëfyesi ynë. Uroj që viti 2025, të sjellë më shumë mundësi, mirëqenie dhe bashkëpunim për të gjithë ne! Të ndërtojmë një kryeqytet ku secili prej nesh ndihet i përfshirë, i dëgjuar dhe krenar për shtëpinë tonë të përbashkët.

E ardhmja është e ndritur kur ne jemi bashkë, dhe e gjithë puna jonë ka kuptim vetëm kur ajo pasqyron ëndrrat dhe dëshirat tuaja.

Faleminderit që e doni këtë qytet dhe që keni qenë pjesë e çdo hapi drejt një Prishtine më të mirë. Ju jam mirënjohës ka shkruar në fund të postimit të tij në fcebook, Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Urimi i Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e Krishtlindjeve Katolike

Të nderuar qytetarët të komunës së Vitisë dhe të gjithë besimtarë katolik kudo që jeni!Në …