Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka thënë se mos certifikimi i Listës Serbe nga ky organ nuk ka bazë ligjore, duke shtuar se aplikimi i Listës Serbe ka kaluar në filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike. Radoniqi ka thënë se çështjet që janë ngritur dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket Listës Serbe, janë çështje të organeve të drejtësisë dhe jo të KQZ-së. Lista Serbe dje nuk është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, ku pro certifikimit ishte veç Radoniqi, ndërsa kundër ishin dy anëtarët e Vetëvendosjes, ndërsa anëtarët e partive të tjera nuk kanë marrë pjesë në votim.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj, prezantoi një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale
Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë të avancuar për sistemin arsimor të …