Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhështor me rininë tha se vizioni i PDK-së për një Kosovë më të mirë, nuk mund të realizohet angazhimin e Rinisë Demokratike të Kosovës. Krasniqi është shprehur se rinia është bartëse e shpresës për një të ardhme më me perspektivë. “Jini ambasadorët e mesazhit tonë, kampionët e çështjes sonë dhe udhëheqësit e ekipit tonë. Teksa shikoj përreth kësaj salle, unë shoh të ardhmen e Kosovës. Shoh udhëheqës, aktivistë dhe nismëtarë të ndryshimit. Shoh shpresë, qëndrueshmëri dhe vendosmëri. Prandaj, le të ecim përpara të gjithë së bashku me besim dhe qëllim. Çdo arritje e madhe fillon me një ëndërr, por realizohet nëpërmes veprimit. Ëndërroni shumë, punoni fort dhe kurrë mos humbisni besimin në fuqinë e potencialit tuaj. Kosova ka nevojë për ju, sepse, me ju, Kosova mundet ma mirë. Memli Krasniqi theksoi se vizioni i PDK-së është i guximshëm dhe transformues, që i prin në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, një udhëheqës që kupton sfidat me të cilat qytetarët përballen.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj, prezantoi një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale
Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë të avancuar për sistemin arsimor të …