leoni

KMDLNJ

KMDLNj konsideron se Lufta nuk po bëhet kundër Listës Serbe, por midis përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës brenda KQZ-së

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të mos e certifikuar Listën Serbe që të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025. Sipas KMDLNj-së, ligji shprehimisht e thotë arsyen e refuzimit të certifikimit e jo përcaktimi apo opinioni politik, teksa sipas tyre, Lista Serbe ka të drejtë që në afatin e paraparë ligjor ta kundërshtojë vendimin e KQZ-së duke ofruar fakte për rrëzimin e këtij vendimit. “Pastaj, adresa e radhës është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme. Pozita po e fajëson opozitën pse nuk ka votuar si pozita për moscertifikim, ndërsa opozita ka kërkuar sqarim nga Ministria e Brendshme, KMDLNj-ja kërkon nga KQZ të sqarojë për opinionin bazën ligjore për këtë vendim dhe nëse vendimi është mbështetur në ligj, KQZ-ja duhet të këmbëngulë në refuzim të certifikimit. Në të kundërtën duhet të ndërmerren masa disiplinore dhe ligjore ndaj shpërdoruesve të pozitës,  postit që e kanë, përkatësisë politike, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, prezantoi një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale

Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë  të avancuar për sistemin arsimor të …