Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, ka thotë se si institucion i ka marrë me shqetësim dyshimet për shkelje të procedurave në rastin gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gjykatën Speciale me seli në Hagë. Në konferencën e fundvitit, Qelaj tha se është i shqetësuar sa i takon pretendimeve të ekipeve mbrojtëse të ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi. Muajve të fundit ekipet mbrojtëse kanë ngritur dyshime për animin që sipas tyre paneli i gjykatësve po tregon në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së. Qelaj tha se ka komunikuar me Avokatin e Popullit që vepron në kuadër të gjykatës për këto shqetësime por ajo nuk ka shprehur interesim për bashkëpunim, për më tepër nuk ka ofruar as informata të cilat mund të jenë publike. Ka një mbyllje të plotë të atij institucioni në raport me mua si Avokat i Popullit dhe besoj edhe me publikun”, deklaroi Naim Qelaj.
Kontrolloni gjithashtu
Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …