Në sallën e kuvendit, me fillim në orën 10:30, Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti takimin e rregullt, të fundit pë këtë vit kalendarik. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe shefi i ZKKK-së, Lendrit Qeli, i cili në mënyrë të detajuar raportoi rreth raportit vjetor nga Zyra për Komunitete dhe Kthim, për vitin 2024.
Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, Komiteti për Komunitete është komitet obligativ dhe mandatohet për të siguruar respektimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve, duke dhënë rekomandime të shumta gjatë mbledhjeve përmes shqyrtimit të veprimeve dhe politikave të ndryshme.