Urimi i Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e Krishtlindjeve Katolike

Të nderuar qytetarët të komunës së Vitisë dhe të gjithë besimtarë katolik kudo që jeni!
Në emër të Komunës së Vitisë dhe në emrin tim personal, ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë që kjo festë e shenjtë t’ju sjellë gëzim, paqe dhe harmoni në familjet tuaj.
Le të jetë kjo ditë e bekuar një mundësi për të përçuar dashuri, solidaritet dhe mirëkuptim, duke ndarë lumturinë me të gjithë ata që na rrethojnë.
Gëzuar Krishtlindjet!

Me respekt,
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Pastrimi i rrugëve në fshatrat e komunës së Skënderajt po vazhdon me intensitet të lartë

Pastrimi i rrugëve në fshatrat e komunës së Skënderajt po vazhdon me intensitet të lartë …