leoni

Komuna e Deçanit pranon nga USAID-i Planin për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Kadastrale

Kryetari i komunës së Deçanit. z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin për Gjeodezi dhe Kadastër, z. Agron Muslijaj priten në takim përfaqësuesit e USAID-it, drejtoreshën e aktivitetit, znj. Jennifer Ober, të cilët pranuan zyrtarisht Planin për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Kadastrale, i hartuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Aktivitetit “Qeverisja e Pronës” të USAID-it dhe Komunës së Deçanit.

Ky plan, tani e tutje, do të jetë një udhërrëfyes i rëndësishëm për komunën, duke synuar përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë në ofrimin e shërbimeve kadastrale për qytetarët.

Falënderojmë USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin në forcimin e qeverisjes lokale dhe menaxhimin e pronës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi dhe Nënkryetari Iska vizituan në Hoçë të Vogël, Kantinën “ZANA”

Kryetari i komunës së Rahovecit. z. Smajl Latifi dhe Nënkryetari Fatmir Iska vizituan në Hoçë …