Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, ka paralajmëruar mundësinë e reduktimeve të furnizimit me energji elektrike gjatë ditëve në vijim, në rast të vazhdimit të konsumit të lartë aktual. Në një komunikatë të martën, KOSTT u kërkoi qytetarëve dhe bizneseve që të kursejnë energjinë për të shmangur mbingarkesat dhe ndërprerjet. Sipas të dhënave, konsumimi maksimal ka arritur 1400 MW/h, ndërsa prodhimi vendor është rreth 700 megavat. Diferenca është mbuluar përmes importit nga shtetet fqinje. Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare mund të ndikojë në shtrenjtimin e tarifave nga muaji mars. Ministria e Ekonomisë dhe kompanitë energjetike, përfshirë KEDS dhe KESCO, kanë bërë thirrje për përdorim racional të energjisë, veçanërisht prej orës 18:00 deri në 24:00. Ato rekomandojnë masa kursimi si përdorimi i alternativave për ngrohje dhe minimizimi i pajisjeve që harxhojnë shumë energji.
Kontrolloni gjithashtu
Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur
Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …