leoni

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, prezantoi një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale

Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë  të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në digjitalizim, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe fuqizimin teknologjik të shkollave. Këto propozime u zbuluan gjatë një vizite në Qendrën e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren. Hoxhaj theksoi nevojën për transformim teknologjik në arsim, duke përfshirë: Digjitalizimin e shkollave, me pajisjen e klasave me Smart Boards, Lap-topë ose tabletë për çdo nxënës dhe mësues. Internet të shpejtë në të gjitha institucionet arsimore. Ai shpjegoi se ky plan do të krijojë mundësi më të mira për të rinjtë dhe do të ndihmojë në ndërlidhjen e të diplomuarve me tregun e punës, veçanërisht me sektorin e teknologjisë. Në qendër të vizionit të tij është gjithashtu përfshirja e grave dhe të rinjve në sektorët digjitalë, duke premtuar mbështetje për projekte që fuqizojnë inovacionin dhe kreativitetin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër i Infrastrukturës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër …