Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për deputet, Bernard Nikaj, ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për mënyrën se si ka menaxhuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova ka humbur mundësinë për të forcuar marrëdhëniet gjatë administratës së Presidentit Joe Biden. Ai theksoi se kjo ka qenë një mundësi e humbur, duke pasur parasysh lidhjen e veçantë të Biden me Kosovën, përfshirë vizitat e tij dhe angazhimin e tij personal për zhvillimin e vendit. Qeverisja e Kurtit e ka çuar dëm një administratë, e cila ka pasur një president që e njeh Kosovën personalisht. I vetmi president që e ka njohur Kosovën në detaje, i cili ka marrë familjen e tij në Ferizaj për të përuruar rrugën me emrin e djalit të tij, ka qenë president për katër vjet dhe Kosova nuk ka arritur asgjë gjatë atij mandati.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër i Infrastrukturës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër …