Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes

Ipeshkvi i Kosovës,  Dodë Gjergji, ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes. Në fjalimin e tij, ai ka bërë të ditur se i pranishëm pos liderëve dhe politikanëve të shtetit, ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Ai ka thënë se paqja duhet të mbretërojë në tërë botën dhe se urrejtja mes njerëzve nuk duhet  të ekzistojë. Të sjellim dashuri në kohën tonë e cila është plotë urrejtje. Sa lufta ka që e kanë përfshirë botën sot, sa njerëzit janë duke humbur jetët, vetëm prej urrejtjes, dhe si sot askush nuk mendon për paqen”. Andaj, ne duam të jemi zëri i paqes, mirëkuptimit”, ka thënë Dodë Gjergji. Kryetarja,  Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti morën pjesë në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes. Edhe  Enver Hoxhaj mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes. Urimet më të përzemërta për Ipeshkvinë e Kosovës dhe gjithë besimtarët katolikë, ka shkruar me këtë rast  ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër i Infrastrukturës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër …