Diplomati italian, Lamberto Zanieri, i cili ka shërbyer në Kosovë si shef i UNMIK-ut ka folur për zhvillimet politike lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe për Veriun e Kosovës. Zanieri teksa ka komentuar veprimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me Veriun e vendit, ka thënë se veprimet imponuese të sundimit të ligjit dhe pa mirëkuptim me komunitetet lokale, vetëm sa e kanë përkeqësuar situatën. Sa i përket sulmit të fundit të ndodhur më 29 nëntor në kanalin e Ibër-Lepencit dhe hetimeve që po zhvillohen, Zanieri ka thënë se s’pret hetim të suksesshëm nga Policia e Kosovës nëse s’do të arrihet të sigurohet bashkëpunim me popullatën vendase dhe dëshmitarët e mundshëm. Organizatat ndërkombëtare mund të përfshihen, por ato mund të përballen me probleme të ngjashme, ka thënë Zanieri.
Kontrolloni gjithashtu
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, kritikoi qasjen e Qeverisë ndaj krizave energjetike, në të cilat përfiton Serbia
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, kritikoi qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj krizave …