Komandanti i ri i KFOR-it, Enrico Barduani, ka theksuar se paqja e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë kërkon një zgjidhje politike. Barduani sqaroi se deklarata e tij se “zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jetë me mjete ushtarake, por me dialog” nënkupton se diplomacia dhe politika janë përgjegjëse për zgjidhjen e çështjeve thelbësore ndërmjet palëve. Ai theksoi se prania ushtarake e KFOR-it është e nevojshme për të përballuar sfidat aktuale të sigurisë, por që paqja e qëndrueshme kërkon një angazhim politik. Barduani vuri në dukje se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar që nga viti 2001, por mbetet e brishtë për shkak të mungesës së përparimit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai gjithashtu u shpreh se pas sulmit terrorist në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc, KFOR-i ka siguruar zonën, ndërsa Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundimin e ligjit. Barduani e mori komandën e KFOR-it në tetor të këtij vitiduke zëvendësuar komandantin turk, Ozkan Ulutash.
Kontrolloni gjithashtu
Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur
Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …