PZAP

PZAP ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e KQZ-së për mos- certifikim

Pavarësisht reagimeve, madje edhe të Vjosa Osnanit dhe Albin Kurtit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e KQZ-së për mos ceritfikimin e këtij subjekti politik. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa  e  ka urdhëruar KQZ-në që të ceritifkojë subjektin politik “Lista Serbe” dhe kandidatët e saj për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Siç shkruhet në vendimin e Panelit , ankesa e Listës Serbe është e bazuar. Ismet Kryeziu nga KDI-ja, thotë se ky vendim nënvizon rëndësinë e respektimit të rregullave dhe procedurave ligjore në proceset zgjedhore. KQZ-ja, si një institucion i pavarur, ka për detyrë të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, duke shmangur çdo ndërhyrje apo ndikim politik. Vetëm në këtë mënyrë mund të garantohet neutraliteti institucional, ruajtja e integritetit zgjedhor, shmangia e ndikimeve në zgjedhje dhe ruajtja e stabilitetit demokratik. Çdo devijim nga këto parime do të dëmtojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe demokracinë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë pjesë Lista për Familjen dhe AKR-ja

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë …