Kryetari Haliti vizitoi famullitë  e Stubllës, Letnicës dhe Binçës për të ju uruar nga afër festën e krishtlindjeve katolike

Me rastin e Krishtlindjeve Katolike, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar Kishat Katolike në Stubëll të Epërme, Letnicë dhe Binçë ku u prit nga famullitarët.

Kryetari Haliti ka uruar famullitarët dhe gjithë qytetarët e besimit katolik për festën e Krishtlindjeve, duke dëshiruar që kjo ditë e shenjtë të shërbejë për solidaritet, harmoni e paqe, si dhe të përçojë mesazhin e dashurisë dhe mirëkuptimit mes njerëzve.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi aksioni për pastrimin e ambientit në Viti

Në komunën e Vitisë ka nisur sot aksioni për pastrimin e ambientit, i organizuar nga …