Hysni Ngucati

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur lidhur me qëndrimin në paraburgim në burgun e Gjykatës Speciale, në Hagë

Ish-kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka ndarë detaje nga përvoja e tij në paraburgim në Hagë, duke përmendur vizita selektive të zyrtarëve dhe duke kritikuar ashpër Gjykatën Speciale dhe prokurorin Jack Smith. Ai tha  zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi kishte vizituar vetëm Rexhep Selimin, duke anashkaluar pjesëtarët e tjerë që po mbaheshin në paraburgim. “Erdhi në vizitë, vizitë tinëzare. E ka vizituar vetëm Rexhën, te ne nuk ka qenë kurrë,” tha Gucati. Në lidhje me rrjedhjen e dokumenteve të Gjykatës Speciale, Gucati ngriti akuza të rënda ndaj prokurorit Jack Smith, duke e quajtur atë “gënjeshtar të madh” dhe duke e akuzuar për falsifikime. “Për katër vjet e gjysmë nuk ka mundur të zbulojë kush i vodhi ato 7 mijë faqe dokumentesh,” tha ai, duke shtuar se kjo situatë mund të jetë përdorur për të destabilizuar vendin. Ai përmendi gjithashtu sfidat e burgimit, si mungesën e vizitave familjare për 11 muaj, por vlerësoi trajtimin nga gardianët dhe stafi mjekësor.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj: Në Veri do të organizojmë zgjedhje të lira dhe pa bashkëpunim me Listën Serbe

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shpallur angazhimin e tij …