Sonja Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për krizën në Veri dhe manipulimin politik të Beogradit

Kryetarja e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka akuzuar Listën Serbe si përgjegjëse kryesore për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Ajo kritikoi rolin e kësaj partie dhe të ish-kreut të saj, Milan Radojiçiq, duke theksuar se subjekti ka humbur besueshmërinë për përfaqësimin e serbëve në Kosovë. Lista Serbe është përgjegjëse në masë të madhe për situatën në veri. Kjo Listë është financuar nga Prishtina, Beogradi dhe bashkësia ndërkombëtare, por nuk ka bërë asgjë, deklaroi Biserko. Ajo ngriti shqetësimin për mbështetjen ndërkombëtare ndaj këtij subjekti, duke e konsideruar një pengesë për qeverinë e Kosovës dhe për grupet serbe që pranojnë shtetin e Kosovës dhe duan të marrin pjesë në zgjedhje. Beogradi vazhdon të insistojë që ata të marrin pjesë në zgjedhje dhe përpiqet të ndalojë grupet dhe partitë serbe që janë të gatshme të bashkëpunojnë me shtetin e Kosovës, shtoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj: Në Veri do të organizojmë zgjedhje të lira dhe pa bashkëpunim me Listën Serbe

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shpallur angazhimin e tij …