Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri, ka kritikuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për të shkuar në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi

Visar Ymeri, ka kritikuar ashpër refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për të shkuar në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi, duke e cilësuar këtë si një shfaqje të egoizmit personal. Me këtë shtytje me Prokurorinë, Kurti po donë të kallëzojë që është më i madhi në këtë vend, deklaroi Ymeri, duke ngritur dyshime mbi qëllimet e kryeministrit dhe ndikimin e tij në këtë çështje. Shkuarja e Kurtit në zyrat e Prokurorisë do të ishte një hap i rëndësishëm për të sqaruar situatën dhe për të përmbyllur çështjen që lidhet me rezervat shtetërore. Ai shtroi pyetjen nëse refuzimi i Kurtit lidhet me një ndjesi faji apo me një përpjekje për të shmangur mediat dhe opinionin publik. Pse qenka aq keq të hysh në Prokurori për një aferë? Nëse nuk ka asgjë këtu, atëherë shko dhe jep dëshminë, mbylle këtë çështje, u shpreh Ymeri, duke shtuar se ky veprim do të shmangte polemikat dhe do të jepte një mesazh të qartë për transparencë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj: Në Veri do të organizojmë zgjedhje të lira dhe pa bashkëpunim me Listën Serbe

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shpallur angazhimin e tij …