Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e menaxhimit të subvencioneve ndaj pensionistëve dhe fëmijëve. Këto masa tregojnë paaftësinë për të implementuar buxhetin dhe për të orientuar fondet drejt investimeve kapitale. Këto janë subvencione që në esencë tregojnë paaftësinë e Qeverisë për të implementuar buxhetin. Në vend që fondet të shkojnë drejt investimeve kapitale, ato shpenzohen në mënyrë të pamenduar për të plotësuar boshllëqet, tha Krasniqi. Ai veçoi si të papranueshme deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili sugjeroi që qytetarët e pakënaqur me ndihmat prej 100 eurosh të kthejnë fondet. Memli Krasniqi konsideron se kjo është një tallje me qytetarët
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj: Në Veri do të organizojmë zgjedhje të lira dhe pa bashkëpunim me Listën Serbe
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shpallur angazhimin e tij …