Heroi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të vitit 2001 në Maqedoni, Rahim Beqiri i njohur si komandant Roki, ka mbushur 15 vite nga rënia heroike, në Drenovec të Tetovës. Ai më 1 gusht të vitit 2001 në luftimet e zhvilluara kundër forcave sllavomaqedonase, pas një qëndrese heroike në Drenovec të Tetovës, mori plagë vdekjeprurëse. Edhe pse në kushte lufte transferohet në Spitalin e Prishtinës ku mjekët bënë të pamundurën, por nuk arritën ta shpëtojnë nga vdekja. Rahim Beqiri mori plagë vdekjeje më 1 gusht të vitit 2001, ndërsa është varrosur më 2 gusht pranë shokëve të tij në varrezat e dëshmorëve, në Dardanë. Sot në nderim dhe përkujtim të heroit, Rrahim Beqiri, u mbajt një akademi përkujtomore në Dardanë.
(Rahim Beqiri lindi më 1 janar të vitit 1975 në Kopërnicë të Kamenicës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesme e kreu në Dardanë. Si i ri kyçet në Lëvizjen Popullore të Kosovës nga ku më pas sistemohet në luftën për çlirimin e Kosovës. Pas mbarimit të luftës në Kosovë, ai nuk rri i qetë, por u del në ndihmë vëllezërve në Kosovën Lindore. I armatosur me përvojë të jashtëzakonshme, strategji luftarake e zemër fisnike, Rahim Beqiri kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku nga Shtabi i Përgjithshëm emërohet dhe merr detyrën e Komandantit të batalionit. Rahim Beqiri ra trimërisht më 1 gusht të vitit 2001, ndërsa është varrosur më 2 gusht pranë bashkëluftëtarëve të tij në Varrezat e Dëshmorëve, në Dardanë).