leoni

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, kritikoi qasjen e Qeverisë ndaj krizave energjetike, në të cilat përfiton Serbia

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, kritikoi qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj krizave energjetike, duke theksuar se këto situata po përfundojnë duke mbushur buxhetin e Serbisë. Pse Kurti nuk po shkon në KEK për të prodhuar energji dhe të mos blejmë nga Serbia? Lidhjet e shkurtra me Serbinë për energjinë dhe të gjitha këto kriza energjetike janë vetëm për të mbushur arkën e Serbisë me buxhetin e Kosovës, ndërsa ne paguajmë që ata të përfitojnë, deklaroi Haradinaj.  “Mafia energjetike në Ballkan” po pengon zhvillimin e Kosovës,  për bashkëpunim më të ngushtë me Shqipërinë për shkëmbim të energjisë gjatë periudhave kur prodhimi vendas është më i ulët. Ne kemi kapacitete për prodhim energjetik gjatë verës dhe duhet të ketë marrëveshje me Shqipërinë, por mafia energjetike në Ballkan nuk e lejon Kosovën të zhvillohet, sqaroi Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Kosova mund të anëtarësohet në NATO përmes procedurave të përshpejtuara

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për deputet Daut Haradinaj, ka deklaruar se anëtarësimi …