leoni

Ahmet Qeriqi: Kështu foli Azem Syla, pak për veten e shumë për të tjerët

Ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla, bazuar në vendimin e sotëm të Gjykatës është shpallur i pafajshëm, në rastin, Toka

Ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla, bazuar në vendimin e  sotëm të Gjykatës është shpallur i pafajshëm, në rastin Toka. Rastin e lirimit e  ka konfirmuar avokati Besnik Berisha. Trupi gjykues në këtë çështje penale udhëhiqej nga Arben Hoti, kryetar i trupit gjykues, dhe anëtarët Rrahman Beqiri dhe Lutfi Shala. Në këtë proces përveç Azem Sylës të akuzuar ishin edhe 17 persona tjerë. Sipas organit të akuzës, të akuzuarit kishin lidhje në një formë ose tjetrën në rastin “Toka”. Rasti ishte duke u gjykuar nga gjyqtarë të misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë – EULEX, por më pas lënda ishte bartur në duart e drejtësisë vendore. “Toka” numëron dhjetëra seanca të shtyra ose të dështuara që nga nisja e gjykimit për herë të parë më 2016. Azem Syla dhe të tjerët akuzoheshin nga Prokuroria se si grup i organizuar kriminal kishin bashkëpunuar mes vete me qëllim që përmes falsifikimit të vendimeve dhe dokumenteve zyrtare t’i privonin Kosovës disa prona shoqërore. 8 vjet më parë, me pompozitet e demonstrim të të forcës policore të EULEKS-it e të tjerë ishte arrestuar  Ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla dhe disa të dyshuar të tjerë. Pak kohë më vonë mercenarët, ish bij e bija të kolaboracionistëve të Serbisë, kishin incizuar dhe kishin transmetuar në RTK e medie të tjera filmin e poshtër dokumentar, titulluar, ‘Komandanti i Çagllavicës’, ku me gënjeshtra të instruktuara e të dhëna të deformuara, pretendohej të bindej opinioni se Azem Syla, paska qenë kreu i korrupsionit në Kosovë, ende pa u kryer asnjë hetim. Ku strukën  tani mercenarët, dhe armiqtë e përbetuar  të UÇK-së.

 

Azem Syla që i ka qëndruar përballë Serbisë, mbase mu për këtë dhe  me të drejtë nuk e ka lejuar veten që t’i përgjigjet çdo sulmuesi, çdo pizevengu, çdo truthari, por  në disa raste kjo edhe e ka dëmtuar. Nuk ka qenë dashur të lejohet kualifikimi i ulët dhe fyes si Komandant i korrupsionit, përderisa nuk është bërë gjyqi, përderisa akëcili gjyq të ketë nxjerrë një vendim të plotfuqishëm, të shkallës së dytë, një lëndë, e cila ka  sa vite është në proces.  Në raste të tilla  duhet kundërpërgjigje dhe ndjekje përmes gjyqit e të gjithë atyre që të shpallin të korruptuar pa u bërë gjyqi. Kjo i ka munguar dhe i mungon Azem Sylës. Por, Azem Syles nuk i ka munguar kurrë dashuria për kombin e atdheun, nuk i ka munguar as i mungon gatishmëria e flijimit, nuk i ka munguar as i mungon përkushtimi, besnikëria e vullneti për Çështjen e Kombit e Bashkimit, pavarësisht se çka thonë të tjerët, pavarësisht etiketave të zagarëve të Serbisë, të cilët kanë lehur e lehin, por tani nuk kanë më dhëmbë të kafshojnë ashtu sikur na kanë kafshuar  në kohën e regjimit serb. Ahmet Qeriqi,  28. 9. 2021 RKL

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Kosova mund të anëtarësohet në NATO përmes procedurave të përshpejtuara

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për deputet Daut Haradinaj, ka deklaruar se anëtarësimi …