Kryeministri Albin Kurti, dje u ka bërë thirrje sërish mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar. Derisa ky proces përfundon sot, Kurti u ka bërë thirrje atyre që të regjistrohen, sa më shumë, pasi është bindur se shumica nuk e voton më. Mërgatë e dashur, regjistrohuni dhe përfitoni nga lehtësimet që kemi bërë për ju, për të qenë pjesë e zgjedhjeve tona, ka thënë Kurti. Kjo është video e katër që ai e publikon, duke i bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar, sidomos kur ka kuptuar se LDK-ja ka më shumë se 30 mijë votues, e po aq e më shumë edhe PDK-ja AAK-ja e parti të tjera, nga 80 mijë votues sa janë regjistruar deri tani.
Kontrolloni gjithashtu
Daut Haradinaj: Kosova do të ndriçojë, mafia energjetike do të përballet me drejtësinë
Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe kandidat për deputet, ka kritikuar menaxhimin aktual …