Veton Elshani: Tash për tash, nuk ka arsye për të besuar se vrasja në Deçan, është akt terrorist

Me kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Policia ka qenë e pranishme në lirimin e disa pronave nga serbët

Me kërkesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Policia ka qenë e pranishme në lirimin e disa pronave nga serbët, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani. Ai tha se aksioni u ndërmor  në një objekt banesor, dhe  gjatë aksionit kanë hasur në disa struktura paralele. Komuna ka kërkuar intervenimin e policisë për lirimin e disa pronave. Në momentin e hyrjes në katin e parë i ndërtesës, Policia ka biseduar me disa persona të cilët na kanë treguar se aty janë punonjës të një institucioni që në pamje të parë duket të jetë ilegal. Pas verifikimit të disa dokumenteve ne e kemi njoftuar Prokurorinë e Mitrovicës dhe kemi hap rast për dyshimin Falsifikim të Dokumenteve. Punëtorët janë lejuar t’ i  marr gjërat personale dhe me u larguar. Nuk ka të arrestuar, ndërsa policia do të verifikoj dokumentacionin që gjendet aty në detaje”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …