Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e fundit të këtij viti

Është mbajtur mbledhja e 12-të dhe e fundit e Kuvendit Komunal të Vitisë per këtë vit kalenderik. Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga mbledhja e kaluar duke bërë me dije se shumica prej tyre janë vlerësuar si të ligjshme. Ai gjithashtu i ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit dhe trupat e saj për angazhimin e tyre një vjeçar duke ju uruar atyre dhe të gjithë qytetarëve festat e fund vitit.  Urimet për fundvit ju janë bashkangjitur edhe gjithë subjektet politike që janë pjesë e këtij Kuvendi.

Para hyrjes në rend të ditës këshilltarët komunal ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të Vitisë por edhe pyetje për ekzekutivin të cilëve kryesisht ju janë përgjigjur drejtorët përkatës ose dhe zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu.

Megjithatë në këtë mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:

– Procesverbali nga mbledhja e njëmbëdhjetë e Kuvendit Komunal.

–  Propozim vendimi për miratimin e listës se veçantë të pronave të paluajtshme të komunës, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2025.

–  Propozim vendimi për formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave për dhënien e pronës se komunës ne shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë.

–  Propozim vendimi për aprovimin e Planit të Punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2025.

– Propozim plani për punën e këshillit komunal për siguri në bashkësi për vitin 2025.

Ndërsa jashtë rendit të ditës u shqyrtua  dhe u votua edhe një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba për vitin 2025.

– Gjithashtu në këtë takim u dha edhe një raport rreth zbatimit të Planit të Integritetit të Komunës së Vitisë për vitin 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi pranon mirënjohje nga policia e Kosovës në Rahovec

Sot, në ngjarjen e fundvitit në Stacionin Policor në Rahovec, nën organizimin e komandantit të …