Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfunduar zyrtarisht mandatin e tij trevjeçar si përfaqësues i Amerikës në vendin tonë. Pas takimit me Vjosa Osmanin, Hovenieri ka theksuar simbolikën e përmbylljes së misionit të tij me të njëjtin akt që e kishte nisur me vendosjen e një kurore lulesh tek shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Hovenieri ka thënë se që kur ka nisur punën në fund të viteve ’90-a, nuk ka asnjë dyshim për përparimin dhe për kapacitetin e njerëzve të Kosovës për qëndrueshmërinë e tyre për të realizuar vizionin e tyre për një shtet sovran, të pavarur, demokratik, shumetnik, të begatë dhe të suksesshëm. Do të largohem si një mik edhe më i fortë i Kosovës sesa isha kur mbërrita, ka thënë ambasadori Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
Daut Haradinaj: Kosova do të ndriçojë, mafia energjetike do të përballet me drejtësinë
Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe kandidat për deputet, ka kritikuar menaxhimin aktual …